Please enter at least 3 characters.

‘Shqiponjat’ kundër Mazrekut

2016/01/lsquo-shqiponjat-rsquo-kund-euml-r-mazrekut_hd.jpg

‘Shqiponjat’ i janë kundërpërgjigjur ‘Plisave’. Tifozët prishtinas nuk e dëshiruan Samir Shaptahoviqin në skuadër dhe kjo ndodhi. ‘Shqiponjat’ janë deklaruar kundër Blerim Mazrekut, që sipas tyre nuk e meriton të jetë pjesë e klubit pejan. Ata kanë kërcënuar edhe me bojkot.

“Kryesia e ‘Shqiponjave’ dhe duke respektuar mendimin e çdo ‘Shqiponje’ dhe qytetari të Pejës kanë vendosur që, Blerim Mazrekut t’i ndalohet ardhja në klubin e Pejës.
Kryesia e KB Pejës po punon intensivisht ta marrë në klub, por në rast të këtij transferi atëherë do të ketë bojkot total ndaj klubit. Mos ta bëjnë një gabim të madh me dashje. Blerim Mazrekut 20,000 euro KB Peja ia pagoi shërimin e gjurit dhe asnjë cent borxh nuk i kishte mbetur, me ardhjen e sezonit të kaluar ai iku dhe në ndeshje si një anti-sportist i vërtetë provokonte duke menduar se ai ishte mbret tani i erdh dita për ne, e ne i themi JO.

Mos gaboni me pru në Pejë sepse KB Peja është e qytetit”, thuhet në deklaratën e tifozëve pejanë.

Çuditet Mazreku!

Por, Blerim Mazreku është i habitur nga reagimi i tyre. “Unë nuk e di kush e mirëmban atë faqe, po unë nuk kam asgjë kundër tyre dhe nuk kam pasur kurrë. Për më tepër i jam falënderues për përkrahjen që më kanë dhënë sa kam qenë pjesë e Pejës. Shërimi im ka kushtuar 5 mijë euro e jo 20 mijë. Unë jam larguar nga Peja, pasi nuk më kanë ofruar kontratë për të vazhduar. Këtë duhet të dinë të gjithë pejanët. Jam shumë mirënjohës Pejës dhe tifozëve, aty kam kaluar shumë mirë”, ka thënë Mazreku, duke shtuar: “Por, ka qenë edhe një arsye tjetër. Ka qenë frika nga disa mjekë të klubit se nuk mund të luaj. Mua më ka thënë Qëndrim Kida se mund të luaj dhe i kam besuar. Këtë e kam dëshmuar edhe në fushë. Viti i fundit, ndoshta ishte më suksesshmi në karrierën time. Nuk i kam provokuar asnjëherë direkt ‘Shqiponjat’. As me dorë dhe as me gisht. Kam pasur kontakte me Pejën, por unë iu kam treguar kërkesat e mia tash varet nga Peja”, përfundoi Blerim Mazreku, i cili vitin e kaluar kaloi nga Peja në Sigal Prishtinë. /Telegrafi/