Please enter at least 3 characters.

Shpëtohet shtetasi shqiptar i bllokuar në malësinë e Strugës

2016/01/f.1216123957641_m.jpg

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në Shkup ka ndërmarrë aksionin e shpëtimit të shtetasit shqiptar Xhevahir Bozaxhiu, i cili po punonte me gurë si mjeshtër në fshatin Belicë e Epërme dhe se pas reshjeve të fundit të borës, ai për 10 ditë ishte i bllokuar në këtë fshat. Rastin pranë QMK e kishte lajmëruar një qytetar nga Radozhda përmes linjës telefonike emergjente.

“Duke pasur parasysh se rruga për qarkullimin e automjeteve është e kalueshme vetëm deri në vendbanimin e quajtur Vishni, ndërsa prej aty deri në Belic e Epërme në gjatësi prej 8 km është e bllokuar ( me trashësi të borës e cila është afër 1m ), ekipi i shpëtimit në përbërje prej: 5 persona nga Kryqi i Kuq Ohër, 2 persona nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza dhe një punonjës nga MPB, në mëngjesin e djeshëm me fillim ne ora 8 u nisën drejtë vendbanimit Belic e epërme”.

“Në ora 13 :00 ekipi për shpëtim arriti në vendin e caktuar ku dhe e gjeti personin në fjalë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetsorë e cili kishte disa ditë pa furnizime ushqimore dhe të njwjtin në ora 18:00 e sollën në lokalet e Qendrës regjionale për menaxhim me kriza në Strugë, ku më pastaj i njwjti është pranuar nga qytetari i Strugës i cili edhe ka paraqitur qëndrim të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e QMK-së. /Telegrafi/