Shpërthim në Siri, dhjetëra të vrarë
02/06/2016
Një bombë ka shpërthyer afër sheshit në qytetin bregdetar sirian, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz.
Shpërthimi ka ndodhur sot pasdite në distriktin “Al Qa’tour”, në qytetin bregdetar të Latakias, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Agjencia e lajmeve siriane “Sana” ka bërë të ditur se bomba ishte vendosur në një motoçikletë, e cila është përgjegjëse për sulmin.
Sulmi ka ndodhur pasi njerëzit ishin duke u larguar nga riti i lutjeve.
Disa qindra njerëz ishin vrarë në qytetet e afërta muajin e kaluara nga sulmet me bombë të kryera nga militantët e Shtetit Islamik.


