Please enter at least 3 characters.

Shpërthim në një xhami në Afganistan, raportohet për viktima dhe të plagosur

2022/04/Screenshot_1-115.png

Një shpërthim në një xhami në qytetin verior afgan të Kunduzit raportohet se ka shkaktuar shumë viktima dhe të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë Mawlavi Sikandar, tha zëdhënësi i policisë provinciale Obaidullah Abedi për agjencinë e lajmeve AFP.

“Për momentin nuk kemi detaje për llojin e shpërthimit apo për viktimat”, tha ai, raporton aljazeera.

Një infermiere në një spital rajonal pohoi se kanë pranuar 30 deri në 40 viktima.

Qari Badri, komandanti i provincës Kunduz, i tha agjencisë së lajmeve reuters se 20 njerëz ishin vrarë ose plagosur në shpërthimin në një xhami sunite.

Nuk ishte e qartë se kush qëndron pas sulmit, i cili erdhi pas disa shpërthimeve të marra nga grupi i armatosur ISIS tronditën Afganistanin, duke përfshirë një në Kunduz dhe një tjetër në një xhami shiite në Mazar-i-Sharif, një ditë më parë.

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet në gushtin e kaluar, talebanët janë duke luftuar me një degë të ISIS-it të njohur si Shteti Islamik në provincën Khorasan. /Telegrafi/