Please enter at least 3 characters.

Shpërtheu me katër gola ndaj Tottenhamit, Gnabry zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

2019/10/gnabry-e1570185338264.jpg

Serge Gnabry është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dytë në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munichu mori një fitore të madhe me rezultat të thellë 7-2 në udhëtim te Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për Grupin B.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të madhe të Bavarezëve padyshim se ishte ylli gjerman, Gnabry, i cili shënoi katër gola.

Këto katër gola dhe paraqitja brilante e sulmuesit anësor nuk kanë lënë pa u vlerësuar.

Serge Gnabry (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Faqja e Ligës së Kampionëve me anë të votuesve ka zgjedhur pikërisht Gnabryn si lojtari më i mirë i javës.

Në këtë garë, ylli gjerman mposhti Luis Suarezin, Emmanuel Bonaventure dhe Achraf Hakimi. /Telegrafi/