Please enter at least 3 characters.

Shpërthen James: Boll më!

Mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit, James ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha janë gënjeshtra pasi që veten e konsideron profesionist të madh.

''Biseda me të vërtetë më pengon mua. Kushdo që është i afërt me mua e di se si kam vepruar dhe që unë gjithmonë kujdesem për veten time''.

''Unë jam një profesionist i madh. Çfarë është thënë për mua është një gënjeshtër. Është e shpifur që njerëzit dyshojnë në mua dhe thonë se unë jam i trashë'', citoi kolumbiani. /Telegrafi/