Shpejtësia, shkaktar i aksidentit në Himarë
24/05/2012
Policia e Shtetit bëri të ditur se në bazë të hetimeve, u konstatua se automjeti ka qenë në rregull në momentin e aksidentit dhe sistemi i frenimit ka funksionuar mirë, raporton BalkanWeb.
“Segmenti rrugor është një rrugë e rregullt me të gjitha parametrat, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Shpejtësia e lejuar është 20 km në orë. Tabelat paralajmërojnë se rruga ka një pjerrësi 10 për qind dhe ka kthesa të dyfishta. Në momentin e aksidentit sistemi i frenimit të autobusit ka funksionuar, por shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar dhe drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë”, bëri të ditur Policia e Shtetit. /Telegrafi/


