Please enter at least 3 characters.

Shorti në La Liga, ja kur do të luhet ‘El Clasico’

2016/07/Messi-1.jpg

Kampionati spanjoll ka hedhur shortin për edicionin e ri 2016/17.
Kështu vëmendja më e madhe është në ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit apo siç njihet ndryshe si ‘El Clasico’.

Ndeshja e parë mes dy rivalëve të përbetuar do të zhvillohet në fundjavën e 3 dhe 4 dhjetorë në ‘Camp Nou’.

Ndërkohë ndeshja e kthimit do të zhvillohet në fundjavën e datave 23 dhe 24 prill në ‘Santiago Bernabeu’.

Barcelona ndeshjen e parë do ta zhvilloi ndaj Real Betisit në shtëpi, ndërsa Real Madridi do të ketë punë me Real Sociedadin në udhëtim.

Barcelona ndeshjen e parë të vështirë do ta ketë në javën e pestë kur do të përballet me Atletico Madridin në ‘Nou Camp’.

Ndërkohë Real Madridi do të luajë ndaj Atleticos në javën e 12-të apo ndryshe dy javë para ‘El Clasico’-së. /Telegrafi/