Shmanget vjedhja në Pallatin Elysee
Por gjithçka dështoi, pasi një nëpunës u tregua mosbesues ndaj bandës. Lajmin e ka shpërndarë fillimisht një reviste satirike franceze dhe me pas e kane konfirmuar nga Pallati Elysee.
Christian Fremont, drejtor i Kabinetit te Presidentit Nicolas Sarkozy, ka thënë se një bandë e organizuar ka arritur të gjejë numrin e llogarisë bankare të Presidencës dhe grafiken e shërbimit të saj financiar.
Me pas ai ka shpjeguar se rreth dy javë më parë, njeri prej mashtruesve kishte marrë në telefon bankën e Elizese dhe ishte hequr si shefi i Shërbimeve Financiare. Ai kishte kërkuar që t’i behej një derdhje prej dy milionë eurosh në një llogari të hapur në Kinë. Nëpunësi i bankës dyshoi dhe për konfirmim, kishte marrë në telefon në Pallatin Elysee, duke nxjerrë në dritë se bëhej fjalë për një mashtrim. /tch/Telegrafi/


