Shkup, gjobiten 33 shoferë që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit
22/09/2019
Gjatë natës së kaluar, policia në Shkup ka gjobitur 33 shoferë që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Siç njoftojnë nga MPB, 27 prej tyre u është marrë leja e vozitjes, njofton Telegrafi Maqedoni.
Janë zbuluar edhe 48 kundërvajtje tjera dhe janë shqiptuar gjoba për të njëjtat.
Është zbatuar edhe aksion kontrolli për gjobitjen e motoçiklistëve që kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë zbuluar 28 kundërvajtja nga motoçiklistët dhe janë shqiptuar gjoba për të njëjtat./Telegrafi/


