Please enter at least 3 characters.

Shkup: Arrestohen pesë prindër pasi lypnin me fëmijët e tyre

2016/01/f-euml-mij-euml-t-nga-shqip-euml-ria-lypsar-euml-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

Gjatë javës së kaluar janë arrestuar pesë prindër, të cilët lypnin në rrugë së bashku me fëmijët e tyre të mitur, njofton MPB.

Nga MPB sqarojnë se njësitë për punë të brendshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “lypjes”.

"Me këtë janë privuar nga liria L.A (32), S.M (24), SH.K (30), Xh.S (30) dhe I.M (33), të gjithë nga Shkupi, të cilët janë gjetur së bashku me fëmijët e tyre të mitur duke lypur rrugëve, bulevardeve dhe para objekteve fetare në zonën e Shkupit. Me ta është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 201 i Kodit Penal", njofton MPB.