Please enter at least 3 characters.

Shkollat e Mesme, mungojnë tekstet shkollore!

2016/01/shkollat-e-mesme-mungojn-euml-tekstet-shkollore_hd.jpg

Edhe ato pak libra që i kanë nëpër duar thonë se janë të dëmtuar dhe që nga ato vështirë mund të mësohet pasi u mungojnë shumë pjesë. Ankesat për mungesën e teksteve shkollore, nxënësit e Shkollës së mesme ekonomike ‘Arseni Jovkov’ i kanë dorëzuar tek këshilli i prindërve. Ata thonë se profesorët e tyre veç kanë nisur të pyesin me nota, edhe përkundër faktit se e kanë të qartë se nxënësit nuk kanë se nga ku të mësojnë.

Nxënësit madje akuzuan mësimdhënësit se po i detyrojnë ata që të fotokopjojnë tekstet shkollore edhe pse e dinë se një gjë e tillë është kundër ligjore. Nxënësit përmes kësaj letre gjithashtu informuan se në njërën nga paralelet e vitit të katërt në ‘Arseni Jovkov’ javën e kaluar një nga profesorët ka dhënë 36 nota të dobëta.

Ditë më parë nga MASH thanë se këtë vit kanë ribotuar të gjitha tekstet shkollore më të vjetra se 5 vjet dhe faji që nxënësit vazhdojnë të mësojnë nga libra jo të përshtatshëm apo përballen me mungesë të tyre qëndron tek drejtorët e shkollave, të cilët nuk kanë kërkuar me kohë tekstet shkollore.

‘Sipas ligjit, parashikohet sa i takon zëvendësimit të teksteve shkollore të dëmtuara apo atyre të cilave u ka kaluar afati pesë vjeçar, deri në fund të muajit prill duhej që drejtorët e shkollave të na dërgonin listën e numrit të teksteve shkollore, të lëndëve të ndryshme ku duhet të zëvendësohen me libra të rinj shkollor......për shkaqe të ndryshme disa drejtorë të shkollave kanë filluar që brenda kësaj periudhe të bëjnë kërkesa për ndërrimin e teksteve të dëmtuara në shkollat e tyre,’deklaroi Safet Neziri, MASH.

Pos në Shkollën e Mesme‘Arseni Jovkov’, me këtë problem, ballafaqohen edhe shkollat tjera fillore dhe të mesme nëpër qytete tjera në vend. /Telegrafi/