Please enter at least 3 characters.

Shkodran Mustafi flet pas barazimit të çmendur kundër Liverpolit

2017/12/shkodran-mustafi.jpg
284:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 22: Shkodran Mustafi of Arsenal celebrates as Granit Xhaka of Arsenal scores their second goal during the Premier League match between Arsenal and Liverpool at Emirates Stadium on December 22, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenal ka barazuar në derbin e xhiros në kuadër të xhiros së 17 të Ligës Premier.

Gunners nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-3.

Vendasit arritën të shkrijnë epërsinë e dy golave të mysafirëve, duke kaluar në epërsi për pesë minuta.

Pas takimit ka folur edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili ka pohuar se është i kënaqur me rikthimin në fushë pas shërimit të një lëndimi.

"Çfarë loje. Kemi arritur ta rikthejmë rezultatin nga 0-2 për vetëm 5 minuta. Në fund është dashur të pajtohemi me barazim. Mirë që jam kthyer", shkroi në llogarinë personale në Facebook, Mustafi.

Theksojmë se në këtë takim arriti të realizoi edhe Granit Xhaka, i cili shënoi një super gol nga një distancë prej njëzet metrave.

Ndryshe, Liverpool zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 35 pikë, një më shumë se sa Arsenali i vendit të pestë. /Telegrafi/