Please enter at least 3 characters.

Shkatërrohen telefonat që nxënësit i përdornin gjatë orëve mësimore (Video)

2017/06/Shkatërrohen-telefonat-që-nxënësit-i-përdornin-gjatë-orëve-mësimore-foto.jpg
13:"© Pear Video

Zyrtarët e një shkolle të mesme në Guizhou të Kinës, kanë urdhëruar që të gjithë telefonat e konfiskuar nga nxënësit, të shkatërrohen publikisht.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon se si një mësimdhënës godet me mjet të fortë dhe i thyen të gjitha pajisjet, që nxënësit i kishin përdorur gjatë orëve mësimore, transmeton Telegrafi.

Mësohet që shumica prej tyre, i janë marrë sepse shfrytëzoheshin gjatë testimeve në lëndë të ndryshme.

Në anën tjetër, askush nuk është ankuar për këtë vendim të pazakontë, ndërsa është mbështetur plotësisht nga prindërit. /Telegrafi/