Please enter at least 3 characters.

Shikoni si e drejton Genta Ismajli anijen (Video)

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë pa dyshim një nga më të kërkuarat nga publiku gjatë sezonës së verës.

Ndonëse pas hitit “Shake It” që e solli në bashkëpunim me Etnon, nuk u pa më me ndonjë projekt të ri muzikor, por fansat e saj duhet të bëjnë vetëm edhe pak durim, pasi së fundmi ajo ka bërë të ditur se i është futur punës për një projekt të ri.

Pasi ka përfunduar tashmë koncertet, këngëtarja po gjen pak kohë edhe për pushim. Së fundmi ajo ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagram se ndodhet bashkë shoqërinë në pushime.

Genta ka publikuar edhe një video ku shihet duke lundruar me anije, gjersa ka qenë vetë ajo e cila ka kapur në dorë timonin, duke pasur në dorë kështu edhe drejtimin e anijes. /Telegrafi/