Please enter at least 3 characters.

Shevchenko: Milani në zemrën time, një ditë do bëhem trajner

2017/02/shevchenko.jpg

Trajneri i kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko konfirmon se ai mund të marrë përsipër skuadrën e Milanit një ditë, pasi ata do të mbeten gjithmonë në zemrën e tij.

Ish-sulmuesi i Rossonerëve kishte dy magji me gjigantin italian gjatë karrierës së tij si futbollist, duke shënuar 175 gola në 322 ndeshje.

Por, pasi ka marr përsipër punën e trajnerit, Shevchenko është pyetur se a do të kthehet një ditë në stolin e skuadrës nga San Siro, ku ukrainasi u përgjigj se ai klub është një zemrën e tij dhe do të shohim në të ardhmen.

“Tani jam i fokusuar vetëm në Ukrainën”, ka thënë fillimisht Shevchenko për Corriere dello Sport.

“Në të ardhmen do të shohim. Sigurisht që Milani do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, përfundoi ish-sulmuesi legjendar i klubit. /Telegrafi/