Please enter at least 3 characters.

Sheen fton Kunis në “Anger Menagement”

2016/01/f.0627113428853_m.jpg

Sheen duket se na zemëruar Kutcher, i cili zëvendësoi atë në serinë “Two and a Half Men”. Aktori i ka kërkuar të dashurës së Ashton, Mila Kunis, t’i bashkohet atij në serialin “Anger Management”.

Sheen ka kontaktuar me Mila pasi ka shkartuar bashkëaktoren tjetër Selma Blair, raporton tabloidi amerikan National Enquirer.

“Charlie i ka ofruar Milas një milionë dollarë për një episod për të qenë pjesë. Problemi është se Mila është në lidhje serioze me Ashton, i cili është rival i hidhur i Charliet”.

“Ashton nuk dëshiron që Mila të jetë subjekt i mënyrave se si Charlie u qepet femrave dhe sjelljeve të çmendura të tij”, ka thënë burimi. /Telegrafi/