Please enter at least 3 characters.

SHBA ndihmon Ukrainën me afro 18 milionë dollarë

2016/01/FC5068F0-74AE-43A6-BB6A-F1B557D2779B_mw1024_s_n.jpg

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën me afro 18 milionë dollarë. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nënpresidenti Joe Biden ka diskutuar për ndihmën financiare gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shuma prej 17.7 milionë dollarësh do të përdoret për strehim, kuponë ushqimorë, ujë të pijshëm dhe higjienë në rajonet e prekura nga konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë.

Biden dhe Poroshenko po ashtu kanë mirëpritur përpjekjet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të arritur armëpushim të përhershëm në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/