Please enter at least 3 characters.

Sharp prezanton televizorin e parë Super Hi-Vision

2016/01/f.0520170441652_210.jpg

Ky ekran i Sharp, i realizuar në bashkëpunim me rrjetin japonez të televizorëve NHK, thuhet se është televizori i parë Super Hi-Vision, një prodhim që duket se ka pasuar ekranet që trasmetojnë në HD. Prototipi i Sharp Super Hi-Vision, është 85-inch dhe ka një rezolucion 7680 x 4320 piksel, që i bie 103 piksel për inch, afërsisht 3 herë më i qartë se televizorët që trasmetojnë aktualisht në HD.

Modeli i Sharp pritet të prezantohet në panairin e kompanisë NHK në Tokio që do të qëndrojë i hapur nga data 26-29 Maj. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me koston e këtij prototipi. /Telegrafi/