Please enter at least 3 characters.

Shaqiri te Tottenhami, shkëmbehet me Lamelan?

2016/01/shaqiri-te-tottenhami-shk-euml-mbehet-me-lamelan_hd.jpg

Interi raportohet se është duke planifikuar t’ia ofrojë shqiptarin Tottenhamit në një ofertë shkëmbimi për Erik Lamela, shkruan Gazetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

Shaqiri erdhi te Interi vetëm gjashtë muaj më parë nga Bayern Munich, por Nerazzurrët duket se nuk llogarisin në shërbimet e tij.

Këtë e konfirmoi edhe Roberto Mancini, i cili tha se ai mund të jetë një nga lojtarët që duhen larguar për të sjellë lojtarë të rinj.

Shaqiri së fundi u lidh me një kalim te Stoke City, skuadër e cila kishte ofruar 17 milionë euro për të. /Telegrafi/