Please enter at least 3 characters.

Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës, zviceranët nuk e presin mirë vendimin e tij

2019/08/shaqiri.jpg
293:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri ka vendosur ta refuzojë ftesën e Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2020 ndaj Gjibraltarit dhe Irlandës.

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Zvicerane e Futbollit, e cila publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar, bashkë me sqarimin se Xherdan Shaqiri kishte vendosur të refuzojë ftesën, për t’u përkushtuar tërësisht te klubi i tij, Liverpooli.

Tani dihet me siguri që sulmuesi me origjinë nga Gjilani nuk do të jetë pjesë e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një refuzim vetëm për këto takime, apo një tërheqje përfundimtare.

Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet e fansave zviceranë, që nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e 27-vjeçarit.

Ata nuk kanë ngurruar të bëjnë ironi me faktin se sulmuesi nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Liverpoolin këtë sezon.

“Të fokusohet ku? Ai nuk ka luajtur as një minutë me Liverpoolin këtë sezon”, shkruhej në një koment.

“Ai ka refuzuar, pasi dëshiron të fokusohet për të zgjedhur vendin e duhur në bankinë”, shkruante një tjetër tifoz.

Shaqiri ka zhvilluar 82 ndeshje me Zvicrën ku ka shënuar 22 gola. /Telegrafi/