Please enter at least 3 characters.

Shaqiri debuton ndaj Norwichit

2016/01/shaqiri-debuton-ndaj-norwichit_hd.jpg

Ylli kosovar, nuk u aktivizua javën e kaluar në sfidën ndaj Tottenham Hotspurs, pasi ende nuk kishte marrë lejen e punës.

Ndërkohë klubi anglez i ka rregulluar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe Shaqiri pritet ta veshë për herë të parë fanellën e Stoke Cityt në një ndeshje zyrtare.

Ende nuk dihet nëse lojtari më i trofeshëm kosovar do t’ia nisë ndeshjen nga fillimi i saj apo do të aktivizohet pas pjesës së parë.

Stoke City do të jetë mysafir te Norwich City, në një ndeshje ku vëmendja më e madhe e kosovarëve do të jetë pikërisht te debutimi i Xherdanit. /Telegrafi/