Sevilla nuk ia ka frikën Barcës
30/07/2015
Kampioni i Europa League do të luajë kundër fituesit të Ligës së Kampionëve në Tbilisi të Gjeorgjisë më 11 gusht.
“Vetëm fanella nuk fiton tituj. Sevilla e ka fituar respektin e të gjithëve duke përfshirë edhe atë të Barcelonës”.
“Është një finale evropiane dhe ne e respektojmë Barcelonën për skuadrën mahnitëse që ka, por ne jemi Sevilla dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe”.
“Shpresojmë të jemi ne ata që do ta ngrenë trofeun”, është shprehur 33-vjeçari për Radio Sevilla. /Telegrafi/


