Please enter at least 3 characters.

Serena mbron titullin e Italian Open

2016/01/serena-mbron-titullin-e-italian-open_hd.jpg

Më e mira e këtij sporti realizoi fitore bindëse prej 2-0 në sete (6-3, 6-0) në Foro Italico të Romës dhe e zgjati rekordin e saj në 53 fitore dhe vetëm dy humbje që nga viti 2012.

Ky ishte titulli i 60-të WTA në karrierën e 32-vjeçares dhe është ngritur e shtata në rangimin historik për numrin e titujve.

“Dua ta komplimentoj Serenan për mënyrën si luajti gjatë javës dhe ajo është padyshim nga më të mirat në botë, nëse jo më e mira. Ishte e çuditshme për mua që arrita në finale këtë vit. Nuk kam pritur se do të luaja kaq mirë tenis”, deklaroi Errani e përlotur.

“Ndihem keq për Saran sot. Ajo luajti vërtet shkëlqyeshëm gjatë gjithë javës”, u shpreh Williams. /Telegrafi/