Serbia po aplikon ligjet e xhunglës
31/03/2012
Ai ka theksuar se arrestimi i policëve ka qenë i përgatitur paraprakisht dhe se policët kosovarë janë arrestuar disa kilometra brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Dumnicë të Podujevës.
“Paraprakisht, policia serbe kishte vendosur disa drunj në rrugë ndërkohë që më pas, dy policët e Kosovës, derisa po tentonin që t’i hiqnin nga rruga, befasisht janë kapur nga policia serbe”, tha ai.
Këto komente, Rexhepi i ka bërë gjatë orëve të mbrëmjes në Televizionin publik të Kosovës./Telegrafi/


