Please enter at least 3 characters.

Serbia nuk përmbahet nga dëshpërimi, ankohet në FIFA për festimet dhe gjyqtarin

2018/06/GettyImages-981449408.jpg
301:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: The Switzerland players celebrate with the Switzerland fans following their sides victory in the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Serbët nuk arrijnë të përballojnë dëshpërimin pas humbjes nga Zvicra.

Mediat në Serbi raportojnë se Federata Serbe e Futbollit do të reagojë zyrtarisht për gjyqtarin e takimit, Felix Brych dhe për festimet e lojtarëve shqiptarë.

Aq larg kanë shkuar në shtetin fqinj sa që e cilësojnë provokim këpucën e Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës.

"Zyrtarë të Federatës së Futbolilt të Serbisë, Savo Milloshevic dhe Jovan Shurbatovic kanë njoftuar për një ankesë në FIFA për gjykimin tendencioz të Felix Brych në ndeshjen Serbi 1-2 Zvicër", bën të ditur RTS.

Foto: Getty Images

Serbia po ashtu sipas mediave serbe do të reagojë edhe për të ashqutuajtura "provokimet" e futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve gjatë ndeshjes.

Mos përdorimi i sistemit VAR është një tjetër ankesë e serbëve për një rast të kontestueshëm të një penaltie.

Foto: Getty Images

Zvicra fitoi pas paraqitjes historike të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët shënuan dy supergola për fitoren e helvetëve.

Zvicra është një hap para kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/