Please enter at least 3 characters.

Serbi-Shqipëri, vendimi i ri më 2 dhjetor

2016/01/serbi-shqip-euml-ri-vendimi-i-ri-m-euml-2-dhjetor_hd.jpg

Federata jonë do të kërkojë ndryshimin e vendimit të disiplinës që i dha fitoren në tavolinë përfaqësueses serbe dhe gjobiti me nga 100 mijë euro dy federatat përkatëse.

Tashmë drejtuesit e FSHF-së do të dërgojnë brenda një kohë të caktuar një dosje të detajuar për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit.

Nëse edhe Komisioni i Apelit në UEFA nuk do të japë vendimin që presim, pra fitoren e ndeshjes në tavolinë, atëherë federata jonë do ta çojë çështjen në KAS të Lozanës, shkalla më e lartë juridike për çështjet sportive./TCH/