Please enter at least 3 characters.

Seldi: Nuk jam fejuar e as që kam ndërmend të fejohem

2016/01/f.1027184437737_m.jpg

Gazeta dhe portale të ndryshme kanë shkruar se ai është fejuar me një vajzë nga Kosova, e cila nuk është pjesë e botës artistike.

“Nuk jam i fejuar dhe dua që ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë. As që kam ndërmend të fejohem. Jam shumë i ri që të mendoj për këto gjëra. Dua të përqendrohem tërësisht tek karriera ime si këngëtar dhe të punoj sa më shumë”.

“Më ka bezdisur ky thashethemi i fejesës, sepse nuk më pëlqen që për mua të shkruhen gjëra të pavërteta. Këtu po të të shohin me një femër afër direkt të nxjerrin namin që e ke të fejuar ose të dashur. Ndonjëherë do na përflasin edhe për ndonjë kushërirë. Unë nuk jam 14- vjeç dhëndër… Jam i ri dhe fejesën e shoh shumë larg, nuk e mendoj fare”.

Për momentin jam duke punuar për këngët e reja, të cilat me siguri do të jenë ‘super hite’, ka theksuar Seldi për Bluetooth. /Telegrafi/