Sela: Ahmeti i ka performancat për “kryetar” të OKB-së
30/09/2014
Sela në rrjetin social facebook ka shkruar se performancat e Ahmetit janë për kryetar të OKB-së.
”Rasmunsen, Newland, Merkel përshëndesin popullin shqiptar ne Maqedoni, i bëjnë apel te hapin sytë mirë kë e votojnë. Po ashtu z.Nimic përshëndet z.Ali Ahmeti duke i rikujtuar se ka fol për identitetin dhe gjuhen sllavomaqedonase dhe jo për dinjitetin e z.Ahmeti që siç duket nuk e ka. Është me se evidente qe ky njeri ka vështirësi. Performancat e z.Ahmeti janë për kryetar në OKB dhe jo ne ekzekutivin e RM-së. Krizat globale dhe rajonale, situata ne Ukraine dhe ne Lindjen e Mesme, do të kishin epilog tjetër, nëse z.Ahmeti do të ishte në krye të kësaj organizate. Urime, urime, urime foli Ali Ahmeti…”, ka shkruar Ziadin Sela. /Telegrafi/


