Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohen 1.5 kilogram, kokainë në Maqedoni

2016/01/f.0120093245936_m.jpg

Të arrestuarit dyshohen, për vepër të kryer penale "prodhim i pa autorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve",ka transmetuar portali Zhurnal.

Ndërsa sipas policisë në këtë raste janë sekuestruar afro një kilogram e gjysmë kokainë e cilësisë së lartë. Vlera e çmimit me pakicë në tregun e narkotikëve do të mund të arrinte edhe në gjysmë milioni euro.

MPB-ja, në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, parashtroi padi penale kundër personave të dyshuar Z.U (42) nga Ohri, F.K. (34) nga Veleshta e Strugës, B.P. (29) dhe V.P (54), që të dy nga Shkupi.

Katër të pandehurit janë arrestuar në hapësirat zyrtare të stacionit policor “Gazi Babë”, ku është kryer bisedë zyrtare lidhur me pakon e gjetur dhe lëndët në të. /Telegrafi/