Please enter at least 3 characters.

Sejdiun e shqetësojnë kartonët e kuq

2016/01/sejdiun-e-shqet-euml-sojn-euml-karton-euml-t-e-kuq_hd.jpg

Djelmoshat e Gani Sejdiut u ndalen nga Vëllaznimi, ndërsa trajneri mitrovicas i cili udhëheq ‘Niklin’, ka mbetur i kënaqur me lojën por e shqetësojnë dy kartonët e kuq.

“Angazhimi ka qenë në nivel. E kemi pritur një lojë të fortë pasi që Vëlaznimi në ndeshjet e fundit, ka shfaqur lojëra të mira. Loja u tensionua pas një gabimi të gjyqtarit anësor”.

“E keqja e kësaj sfide, ishte fakti se u ndëshkuam me dy kartonë të kuq dhe dy lojtarë nuk do të luajnë në ndeshjet e ardhshme”, pohoi Gani Sejdiu për ‘Super Sport Kosovën’. /Telegrafi/