Sejdiu: Nuk e merituam fitoren
21/05/2015
Ferronikeli u ndal në barazim pa gola 0-0, për t’ia vështirësuar punët vetës për ndeshjen e dytë gjysmëfinale që Drenica do ta luaj si vendas para tifozëve të tyre.
Trajneri Gani Sejdiu, ka mbetur i zhgënjyer nga skuadra e tij, pasi thotë se nuk kanë luajtur mirë dhe për këtë arsyeje nuk e meritoi fitoren.
“Duhet të jemi të sinqertë. Feronikeli sot nuk luajti mirë dhe nuk e meritoi fitoren. Drenica erdhi për një barazim, gjë që është shumë normale”, deklaroi Sejdiu për “Supersport Kosova”..
“Luajti shumë mirë taktikisht, sidomos në repartin e mbrojtjes. Ky nuk është rezultat i mirë për ne, mirëpo çdo gjë është e hapur për ndeshjen e dytë”, tha Sejdiu. /Telegrafi/


