Së shpejti targat e reja të Republikës së Kosovës
18/06/2010
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se rreth këtij procesi ka pasur një Ekip këshillues nga Komisioni Evropian, i cili ka përgatitur specifikat dhe do të jetë prezentë gjatë ofertimit.
“Gjithçka do të jetë transparente dhe tenderin do ta fitojë ai që ka ofertën më të mirë”, theksoi Rexhepi, duke shfaqur shpresën që brenda dy muajve do të fillohet me prodhimin e targave të reja të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, rreth targave të vjetra që vazhdon t’i përdor një pjesë e minoritetit serb, ai tha se do të kërkohet afatizimi i përdorimit të tyre për një periudhë 3-6 mujore. /Telegrafi/


