Please enter at least 3 characters.

Scala: FIFA mund të ndryshojë fundamentalisht pas largimit të Blatter

2016/01/scala-fifa-mund-t-euml-ndryshoj-euml-fundamentalisht-pas-largimit-t-euml-blatter_hd.jpg

Blatter konfirmoi pak orë më parë dorëheqjen e tij nga presidenca e FIFA-së, pas shpërthimit të korrupsionit javën e kaluar në këtë institucion, ku shtatë zyrtarë të lartë u dënuan nga FBI dhe Policia Zvicerane.

“Kam shumë respekt për presidentin dhe rolin që ai ka luajtur për të reformuar FIFA-në. Siç edhe ka thënë ai, ne kemi punuar shumë për të bërë reforma brenda institucionit. Por, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme”, ka thënë fillimisht Scala.

“Pas dhënies së kësaj komunikate, ai ka krijuar një mundësi për ne që të shkojmë më larg se që ka shkuar FIFA në të kaluarën, për të ndryshuar fundamentalisht mënyrën se si është i strukturuar ky institucion”, ka shtuar ai. /Telegrafi/