Please enter at least 3 characters.

Sarri shumë afër shkarkimit, Juventusi mendon për ta angazhuar Gasperinin

2020/08/GettyImages-1227831676.jpg
221:"CAGLIARI, ITALY - JULY 29: Juventus's coach Maurizio Sarri reacts during the Serie A match between Cagliari Calcio and Juventus at Sardegna Arena on July 29, 2020 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi nuk ka arritur ta eliminojë Lyonin nga Liga e Kampionëve, përkundër që e mposhti me rezultat 2-1 në ndeshjen kthyese.

Në takimin e parë të zhvilluar muaj më parë në Francë, Lyon kishte fituar me rezultat minimal 1-0 dhe goli si mysafirë mbrëmë e dërgoi ekipin francez në çerekfinale.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventus po mendon që këtë dështim t’ia faturojë trajnerit Maurizio Sarri.

Gian Piero Gasperini (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër është duke menduar ta shkarkojë nga pozita e trajnerit Sarrin dhe tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Fjala është për trajnerin Gian Piero Gasperini i cili këtë është duke bërë mrekulli me Atalantën.

62-vjeçari e ka dërguar skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si dhe për herë të dytë radhazi po arrin ta dërgojë ekipin e tij në garën më të madhe evropiane për klube.

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë t’i ofrojnë ati një kontratë tri vjeçare për ta bindur të marrë drejtimin e klubit. /Telegrafi/