Please enter at least 3 characters.

Sarri: I lumtur me rekordin, por do preferoja fitoren ndaj Evertonit

2018/11/Maurizio-Sarri-Zola.jpg
255:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 25: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea reacts during the UEFA Europa League Group L match between Chelsea and FC BATE Borisov at Stamford Bridge on October 25, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri është bërë trajneri i parë në histori të Ligës Premier që nuk humbet në 12 ndeshjet e para në sezonin e tij debutues.

Italiani ka thënë se është i lumtur për rekordin, por më shumë do të ishte sikur Chelsea të fitonte ndaj Evertonit.

"Jam krenar për rekordin, duhet të falënderoj klubin që më ka krijuar një skuadër të fortë, si për lojtarët dhe gjithë stafin tim".

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

"I lumtur se arrita rekordin, por do preferoja tri pikë ndaj Evertonit", ka thënë Sarri.

Pas këtij barazimi Chelsea renditet në vendin e tretë me 28 pikë, katër më pak se Manchester City dhe dy se Liverpooli.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është kundër rivalit lokal, Tottenham Hotspur.

Sarri iu bashkua Chelseat në verë nga Napoli. /Telegrafi/