Please enter at least 3 characters.

San Antonio pa probleme, Leonard dhe Aldridge në top formë (Video)

2017/12/leonard.png

San Antonio Spurs ka realizuar fitoren e radhës. Klubi teksan ka arritur të mposhtë Brooklyn Nets me rezultat 109-97.

Leonard ishte i pandalshëm në këtë takim në rikthimin e tij të plotë ku në 26 minuta shënoi 21 pikë, 14 vetëm në pjesë të parë.

Ai u ndihmua nga Aldridge që shtoi 20 pikë, parker 14 pikë dhe Mills e Ginobili me nga 11 pikë.

Te Brooklyn Nets shkëlqeu Allen Crabbe me 15 pikë.

Ndryshe prej fitoreve më të mëdha të mbrëmjes shënoi Phoenix Suns, që me një alley oop me pasim prej ndërprerjes arriti të realizojië për fitoren e madhe të Suns.

Kështu San Antonio Spurs fuqishëm lufton për kreun e tabelës me vetëm tri ndeshje larg vendit të parë që mbahet nga Golden State dhe një ndeshje larg Houstonit. /Telegrafi/