Salihu: Kundër Turqisë do të ftojmë lojtarë të Superligës
Kosova dhe Turqia do t përballen me 21 ose 23 maj, në ndeshjen e dytë të përfaqësueses sonë që luhet në ombrellën e FIFA-së.
Muharrem Sahiti, zëvendës-trajner i përfaqësues së Kosovës, e vlerëson të vështirë përballjen me Turqinë, që sipas tij, bëhet fjalë për një kombëtare të madhe dhe të fortë. Por Sahiti, është i bindur se Kosova edhe në këtë duel do të shfaq paraqitje mbresëlënëse.
“Sigurisht se ndeshja me Turqinë do të jetë më e fortë sesa përballja me Haitin, sepse bëhet fjalë një kombëtare më të madh dhe më të fortë”, ka thënë Sahiti për KosovaPress.
I dyti i bankinës së përfaqësues sonë, mendon se në përzgjedhjen e selektorit Bunjaku për miqësoren me Turqinë do të ketë edhe emra të rinj.
“Ne përfaqësuesen tonë në sfidën ndaj Turqisë do të ketë edhe emra të rinj. Pra do të ftojmë edhe disa lojtarë të tjerë dhe nuk do të ftohen vetëm ata që ishin në miqësoren kundër Haitit. Në tri-katër miqësoret që do t’i zhvillojmë, ne do të ftojmë shumë lojtarë, e me pas nga këto ndeshje do të nxjerrim futbollistët e duhur që mund të përfaqësojnë Kosovën”, tha Sahiti.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë që në miqësoren kundër Turqisë, të ftohen edhe ndonjë lojtarë që luan në klubet e Kosovës.
“Ne me përzgjedhësin Bunjaku akoma jemi duke bërë analizën e lojës kundër Haitit, dhe kjo analizë na ndihmon shumë për ndeshjen e radhës kundër Turqisë. Në ndeshjen e radhës është e mundur të ftojmë edhe ndonjë lojtarë që luan në skuadrat e Kosovës, pasi që tashmë ka nisur pjesa e dytë e garave”, ka pohuar Sahiti.
Ai beson se Kosova do të paraqitje improsionuese kundër Turqisë, edhe pse sipas tij, dueli me ekipin turk nuk do të jetë aspak i lehtë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që do të përballemi me një skuadër të fortë siç është Turqia, por besoj se me lojtarët që do të kemi në përfaqësuesen tonë ndaj Turqisë do të kemi një paraqitje improsionuese”, ka theksuar Sahiti.
Tekniku gjilanas është i bindur se Kosova ka potencial që të bëjë paraqitje të mirë jo vetëm ndaj Turqisë, por më gjitha skuadrat që do të luajë Kosova. /KP/Telegrafi/


