Please enter at least 3 characters.

Salah: I dua Romën dhe tifozët, ata më duan po ashtu

2018/04/SalahTottiroma-2.jpg
293:"ROME, ITALY - SEPTEMBER 26: Mohamed Salah (L) with Miralem Pjanic and Francesco Totti of AS Roma celebrates after scoring the team's fourth goal during the Serie A match between AS Roma and Carpi FC at Stadio Olimpico on September 26, 2015 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mohamed Salah është i lumtur që do të kthehet në Romë me Liverpoolin, sepse akoma e ruan dashurinë për tifozët e ish-klubit të tij.

Egjiptiani u largua nga Giallorossët në verën e kaluar duke iu bashkuar klubit nga Liga Premier, ndërsa i është dhënë mundësia të luajë para tifozëve në Stadio Olimpico në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve, por këtë herë si kundërshtar.

(Foto: Getty Images)

"Është klubi im i vjetër. I dua tifozët atje dhe ata më duan mua", ka thënë Salah për CNN.

"Akoma mbaj kontakte me shumicën e lojtarëve atje. Ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë"

"Padyshim se kam kujtime të lumtura. Kemi luajtur bashkë për dy vite dhe kemi luftuar së bashku në të gjitha ndeshjet. Kemi pasur çaste të mira në zhveshtore", ka shtuar ai.

(Foto: Getty Images)

Kur është pyetur se kë dëshiron më së shumti ta takojë, përgjigja e 25-vjeçarit ishte: "Francesco Tottin. Ai është mahnitës, i jashtëzakonshëm - ai i posedon të gjitha. E dua. Kam raporte të mira me të, është shumë i këndshëm".

Salah iu bashkua Romës nga Chelsea në verën e vitit 2015, fillimisht në formë huazimi njëvjeçar dhe në fund të sezonit, nënshkroi kontratë me të drejta të plota. Ndërkaq, në verën e vitit 2017, ai u transferua te Liverpooli. /Telegrafi/