Please enter at least 3 characters.

Sa shpesh duhet t’i pastroni çarçafët e fjetjes

2016/01/sa-shpesh-duhet-t-rsquo-i-pastroni-ccedil-ar-ccedil-af-euml-t-e-fjetjes_hd.jpg

Hulumtuesit kanë zbuluar se për një fjetje më të mirë çarçafët duhet të pastrohen dhe këtë duhet ta bëni çdo një apo dy javë.

“Aroma e freskët e çarçafit tuaj ju bën që të ndjeheni mirë dhe për një aromë të mirë, ata duhet të pastrohen çdo një apo dy javë”, ka thënë Maeve Richmond, themeluese dhe drejtoreshë e kompanisë për organizimin e shtëpisë, transmeton Koha.net.

“Ndërsa ndërrimi i shpeshtë i tyre është edhe më e mirë për shëndetin”.

Nëse ndonjë anëtar i familjes sëmuret, fle i zhveshur apo nuk bënë dush pas një pune shumë të gjatë, ju duhet t’i pastroni çarçafët shumë shpesh. Koha është edhe një faktor tjetër.

“Varësisht nga stili i jetës, çarçafët gjatë muajve të verës duhet të pastrohen më shpesh sepse ju djersiteni shkaku i temperaturave të larta dhe bartja e djersës nëpër jastëk dhe çarçafë është shumë e natyrshme”. /Telegrafi/