Please enter at least 3 characters.

Sa para shpenzuan për gjashtë muaj ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Sallahu?

2023/10/384521688_664043445706143_7382797465374420354_n.png

Ministria e Drejtësisë e cila udhëhiqet nga ministrja Albulena Haxhiu dhe zëvendësi i saj Blerim Sallahu, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë shpenzuar 5 mijë e 384 euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, Haxhiu dhe Sallahu më së shumti para harxhuan për dreka zyrtare, gjithsejtë 2 mijë e 407 euro.

Nga to 1 mijë e 966 i ka shpenzuar vetëm ministrja Haxhiu, ndërkaq zëvendësministri Sallahu shpenzoi 440 euro.

Shpenzimet Ministria e Drejtësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Pas drekave zyrtare, një shumë e konsiderueshme e parave u shpenzuan edhe për naftë.

lexo po astu

Sipas të dhënave, kabineti i ministres Albulena Haxhiu nga janari deri në qershor, ka shpenzuar 3 mijë e 100 euro për naftë.

Haxhiu dhe Sallahu harxhuan edhe para për telefon. Shpenzimet e tyre për telefon për gjashtë muaj i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 582 euro.

Shpenzimet Ministria e Drejtësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Për akomodim jashtë vendit, Haxhiu dhe Sallahu shpenzuan 597 euro, ndërkaq për shpenzime tjera gjatë udhëtimeve zyrtare ata shpenzuan 541 euro, shkruan Telegrafi.

Shpenzimet Ministria e Drejtësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Brenda periudhës janar-qershor, ministrja Albulena Haxhiu mori 370 euro për mëditje, kurse zëvendësministri Blerim Sallahu mori 240 euro. Për bileta ata shpenzuan vetëm 646 euro./Telegrafi/

Shpenzimet Ministria e Drejtësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com