Please enter at least 3 characters.

Ryva vjen me “Hajde zemër”

2016/01/f.0629101129441_m.jpg

“Tash sa kam lansuar këngën time më të re. Për këtë këngë kam bashkëpunuar me Don Arbas dhe Big Basta-n. Është hera e parë që kam bashkëpunuar me këta bashkëpunëtor por mund të them se jam ndarë e kënaqur me gjithçka. Kënga titullohet ‘Hajde zemër’ është një këngë me shumë ritëm e që përkon shumë me temperaturat e larta vendore”, ka thënë Ryva për “InfoPress”.

Këngëtarja ka premtuar se kjo nuk do të jetë e vetmja këngë për këtë verë.

“Shpresoj që shumë shpejt në shtator të dal edhe me një këngë, por kjo nuk është ende e sigurt nëse do të realizohet apo jo. Nuk varet vetëm nga unë, por edhe prej shumë faktorëve tjerë. E rëndësishme është që unë jam duke punuar maksimalisht”, ka thënë Ryva . /Telegrafi/