Rusia e paaftë të mbrojë plotësisht rrjetet hekurudhore
Kohët e fundit po ka gjithnjë e më shumë sulme ndaj infrastrukturës hekurudhore, e cila po i sjell probleme ushtrisë ruse.
Sipas inteligjencës britanike, një rritje e aksidenteve hekurudhore ruse në zonat në kufi me Ukrainën ka shkaktuar uljen e intensitetit të pushtimit të shtetit ukrainas.
Sabotimi ishte kryer nga "akterë të panjohur", njoftoi ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit.
Sabotimi do të rrisë presionin mbi forcat e sigurisë së brendshme të Rusisë, njoftoi ministria.
Inteligjenca britanike shtoi se forcat e armatosura ruse nuk kanë shumë kapacitete për të mbrojtur rrjetet hekurudhore.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/


