Rusell Brand pajtohet me babanë?
30/03/2011
Aktori thotë se ai ka tentuar që ta zbusë qëndrimin e tij ndaj babait Ron Brand, pasi nuk e ftoi në dasmën e tij të martesës me Katy Perryn vitin e kaluar, mirëpo pranon se së fundmi ka tentuar t’i rivendosë marrëdhëniet me të atin e tij.
“Unë i kam lënë një mesazh të nesërmen. Unë nuk kam folur me të me vite të tëra, por tani dua të flas me të. Unë kam mendime më të mira tani për babanë tim. Unë shpresoj se ne më në fund do të bëhemi të lumtur”, u shpreh Brand. /Telegrafi/


