Please enter at least 3 characters.

Rumania kritikon Rusinë për arrestimin e diplomatit të saj

2016/01/f.0817174133841_m.jpg

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi njoftoi dje se e ka arrestuar diplomatin rumun Gabriel Grecu, pasi ai ishte përpjekur të sigurojë informata ushtarake nga një person.

Mirëpo sipas Ministrisë së Jashtme rumune arrestimi ishte "cenim serioz i Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nga ana e autoriteteve të Rusisë”.

Në muajin shkurt, Rusia shprehu shqetësime mbi planet amerikane për të instaluar raketat e interceptorëve në Rumani, për të cilat Washingtoni pohon se janë mbrojtje kundër kërcënimeve të mundshme nga Irani. /Telegrafi/