Please enter at least 3 characters.

Rugani dëshiron t'i bashkohet Chelseat

2018/07/Rugani1-e1532448939629.jpg
235:"BENEVENTO, ITALY - APRIL 07: Daniele Rugani of Juventus in action during the serie A match between Benevento Calcio and Juventus at Stadio Ciro Vigorito on April 7, 2018 in Benevento, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Daniele Rugani do ta njoftojë Juventusin se dëshiron t'i bashkohet Chelseat - bën të ditur Gazzetta dello Sport.

Sipas gazetës, qendërmbrojtësi italian ka arritur marrëveshje personale me klubin londinez dhe dëshiron të transferohet në Ligën Premier.

(Foto: Getty Images)

Blutë e kanë kërkuar 23-vjeçarin gjatë këtij afati kalimtar, duke qenë se trajneri Maurizio Sarri e pëlqen lojën e tij.

Dhe derisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy klubeve, Rugani dëshiron që transferimi të realizohet.

Në rast të largimit të tij, Juve do të kërkojë shërbimet e dyshes së Atletico Madridit, Stefan Savic dhe Diego Godin.

(Foto: Getty Images)

Po ashtu, gjatë mëngjesit të të martës, është raportuar se në Torino mund të kthehet mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci.

Rugani rrjedh nga Akademia e Empolit dhe si i ri ishte transferuar te Juventusi, por u la në huazim te skuadra paraprake deri në vitin 2015. /Telegrafi/