Please enter at least 3 characters.

Rrokulliset një kamion në Gjilan, lëndohet shoferi (Foto)

2018/07/37808083_10215987036043272_2845079752409088000_n-e1532531819854.jpg

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti është lënduar një person.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

"Ka ndodhur një vetëaksident, ku një kamion është rrokullisur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës. Si pasojë e këtij vetëaksidenti lëndime ka pësuar shoferi i kamionit", ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/