Rrjedhin specifikat e plota të Google Pixel 4 dhe 4XL, së bashku me imazhet promovuese (FOTO)
03/10/2019
Në këtë pikë nuk është plotësisht e sigurt se si mund të na befasojë Google, pasi telefonat inteligjentë Pixel 4 dhe Pixel 4 XL janë zbuluar detajisht online, shumë muaj më parë. Si një konfirmim për gjithçka që kemi parë dhe dëgjuar, njerëzit në 9to5google arritën të marrin listën e plotë të specifikiave për të dy pajisjet.Ngjashmëritë përfshijnë procesorin Qualcomm Snapdragon 855, 6 GB RAM, 64 apo 128 GB hapësirë ruajtëse, kamerat me lente dyfishe 12MP + 16MP telefoto, Motion Sense dhe modulin e sigurisë Titan M.


