Please enter at least 3 characters.

Rrjedhin imazhet finale të Pixel 4XL, në prag të lansimit zyrtar

2019/10/EF0CX0rXUAAq3VQ.jpeg

Pas rrjedhjes së konceptit zyrtar të Pixel 4, në të zezë, dje, Evan Blass po  vazhdon me imazhe të reja. 

Nga e njëjta kategori, ky duket të jetë koncepti zyrtar për shtyp i Pixel 4 XL, në të bardhë.

Ashtu si në rastin e Pixel 4, ky koncept i Pixel 4 XL nuk sjell diçka të re, por shërben si një konfirmim i asaj që ne kemi parë dhe dëgjuar tashmë.

Fotografia duket të jetë e njëjtë, meqë P4 qëndron qartë për Pixel 4, dhe data është ende data e lansimit, 15 tetor.

Për më tepër se kaq, tani kemi një vështrim, në skajet e rrumbullakosura të ekranit, kornizën e madhe të sipërme të vendosur për të gjitha veglat harduerike, duke përfshirë radarin Soli, dhe rregullimin e ri të kamerës në pjesën e pasme.  /Telegrafi/