Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i viktimave në Pakistan

2016/01/f.0814150526622_m.jpg

Njoftimi se numri i viktimave të përmbytjeve është edhe më i madh u bë nga kryeministri Yousuf Raza Gilani në një fjalim që mbajti për Festën e Pavarësisë.

Pakistani feston 63 vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe. Festimet nuk do të jenë aq të mëdha sa në vitet e tjera.

Ai tha se ende ka mjaft viktima tek të cilat ndihma humanitare nuk ka mundur të depërtojë por qeveria 'nuk do të linte gur pa lëvizur' deri sa të arrite tek ta.

Zyrtarë të lartë pakistanezë më parë kritikuan atë që ata e quajtën “një reagim i ngadaltë” i komunitetit ndërkombëtar për katastrofën në Pakistan. Agjencitë e ndihmës humanitare kanë bërë paralajmërime të reja për problemet e shëndetit si pasojë e mungesës së ujit të pastër.

Është raportuar një rast më kolerë, ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon pritet të vizitojë vendin gjatë fundjavës. /bbc/telegrafi/